-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën

Kryesoret

Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilion dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvënësit amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë ligj përfshihet financimi i agjencive federale deri në shtator, por edhe ndihma për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus.

Për projektligjin votuan 225 ligjvënës dhe 201 ishin kundër. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta nënshkruajë atë në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

Në projektligjin prej 4.155 faqesh përfshihet rritje prej 6 për qind e shpenzimeve për nisma vendore. Ndërkaq, shpenzimet për programet e mbrojtjes janë rritur për 10 për qind apo në 858 miliardë dollarë.

Projektligji u miratua disa orë pasi afati për financimin e agjencive federale të skadonte.

Në projektligj janë të përfshira 12 projektligje për ndarje buxhetore, ndihma për Ukrainën dhe buxhet për ndihmën e komuniteteve që janë goditur nga uraganet, vërshimet dhe zjarret.

Përmes këtij Projektligji të shpenzimeve, ligjvënësit miratuan afër 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s – më shumë sesa Biden kishte kërkuar.

Gjatë një adresimi para Kongresit amerikan të mërkurën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve se kjo paketë e ndihmës nuk është bamirësi, por investim në sigurinë globale dhe demokraci.

Edhe pse ndihma për Ukrainën ka pasur mbështetje të madhe nga të dyja partitë, disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë kritikuar paketën e ndihmës, duke thënë se këto para do të mund të shpenzoheshin më mirë në prioritetet e SHBA-së.

Nga viti i ardhshëm, republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe disa nga republikanët kanë paralajmëruar se Kongresi i ardhshëm nuk do të jetë aq dorëlirë me ndihmën që i jep Ukrainës.

Në Projektligjin për shpenzimet po ashtu përfshihen edhe 40 miliardë dollarë për shpenzime emergjente, që pritet të përdoren për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit