Sot doli para gjykatës së Vlorës ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
Ai u arrestua dy net më parë, pasi përplasi me makinë një adoleshent në rrugë Orikum-Llogara.
17-vjeçari Elio Hamiti u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më pas.
Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.
Hetimet vazhdojnë dhe Bollano doli sot para gjykatës me pranga në duar edhe pse ishte kujdesur për t’i mbuluar, ndërsa një nga policët i mbante një çantë në dorë.
Efektivët e morën nga spitali për ta çuar në gjykatë, pasi Bollano ishte i shtruar me pretendimin se vuan nga leucemia, diabeti dhe tensioni.