Kuvendi pas dy ditësh debate në mesnatë votoi edhe për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Në krye të Autoritetit të Dosjeve u rizgjodh Gentiana Sula me 71 vota pro, 5 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.
Votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë për vitin 2023. Avokati Ledio Braho mori vetëm 3 vota pro, ndërsa Altin Goxhaj që mbështetej nga deputetët e grupit të Sali Berishës mori 70 vota kundër.
Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk arriti 84 vota, votimi u shty për vitin tjetër.
Opozita bojkotoi votimin, në sallë qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.