-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR refuzon kërkesën e institucioneve të Kosovës, nuk do të transferojnë Pantiçin në jug

Kryesoret

KFOR ka refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës në lidhje me transferimin e ish-policit, Dajan Pantiçin në jug.

Vendi ku ai punonte tani është kthyer në vend ku po kalon ditët e paraburgimit.

Ish-polici po mbahet që prej 13 ditë brenda policisë këtu në pikën kufitare në Jarinjë.

Policët e njësive elite të Kosovës po kujdesen që gjithçka të shkojë siç duhet deri ne momentin kur Pantiç të transferohet në një qendër paraburgimi je jug.

Por për shkak të bllokadave, polici që akuzohet për këtë sulm kundër zyrtarëve të KQZ-së dhe policëve të Kosovës, nuk po mund të bartet në ndonjë qendër tjetër.

Për këtë arsye është kërkuar ndihma e KFOR-it.

KFOR konfirmuan se kanë refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Pantiçit.

Përgjigje të njëjtë për institucionet e Kosovës ka pasur edhe EULEX-i.

Ndërkohë situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 viktima meshkuj kosovarë të mitur kanë raporte mjekësor pasi sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalit serbë.

Po ashtu paraditen e së enjtes edhe një  46-vjeçari me inicialet  F.I., i cili po udhëtonte për të shpërndarë mallin në komunat e pjesës veriore të Kosovës, me furgon, është sulmuar nga 4 persona të maskuar në Leposaviç, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar që të kthehet mbrapa.

Të dyshuarit i kanë dëmtuar edhe automjetin e punës duke i shkaktuar kështu dëme materiale.

Gjatë ditës është raportuar se ka filluar edhe rregullimi i disa rrugëve dytësore në veri por jo edhe të hapën ato kryesore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit