-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “Harabeli i kuq”? Gjykata merr vendimin për “spiunin” rus që u kap në Gramsh

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka refuzuar duke rrëzuar kërkesën e Mikhail Zorin për lirimin nga qelia, ku po mbahet prej muajit gusht kur u arrestua në Uzinën Ushtarake në Çekin të Gramshit së bashku me Svetlana Timofeevan dhe mikun e tyre ukrainas Fiodor Mihailovic.

Dy rusët dhe ukrainasi akuzohen për spiunazh nga prokuroria shqiptare. Pas sulmit kundër dy ushtarëve me spraj, Mikhail Zorin 23 vjeç u arrestua në Gramsh në përpjekje për t’u larguar duke përfunduar në disa shkurre.

Pak ditë më parë Rusia kërkoi ekstradimin e Svetlana Timofoeva, por drejtësia shqiptare nuk ka ndërmend ta dorëzojë pa u mbyllur hetimet.

Në makinën e tyre me targa ukrainase, që po përdorej gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, etj duke krijuar dyshimet e organit të akuzës për spiunazh.

Dyshimet e prokurorisë janë se rusët dhe ukrainasi janë ndihmuar nga një shqiptar, që  identifikohet me nofkën “Krasnij Vorobej” që në shqip përkthehet “Harabeli i kuq”, por ende nuk është zbuluar identiteti i tij i vërtetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit