-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është pronari? Policia shoqëron “rezistentët”, banorët kërkojnë negociata

Kryesoret

Prej orës 10:00 forca të shumta të policisë kanë rrethuar pallatin në rrugën Margarita Tutulani dhe u kanë kërkuar banorëve të largohen pasi pallati do të shembet. Ata kanë deklaruar se kanë jetuar aty për më shumë se 40 vite dhe se pallati nuk po shembet për shkak të dëmeve të tërmetit por për shkak se i ka dalë “pronari”. Edhe pse ata pretendojnë se kanë akoma në proces gjyqësor për këtë gjë.

“Ai ka një dokument ku këtu ka qenë një roje që ruante këtë banesë dhe italianët ia kanë falur këtij rojës dhe roja ia ka shitur Pali Salepit” tregon një banor.

Ata pretendojnë se po largohen pa u dhënë zgjidhje dhe se kush ka bërë rezistencë është shoqëruar nga policia.

“Djemtë i morën në polici se bënë rezistencë. Do të bëj rezistencë dhe unë dhe do të më marrin dhe mua. Hullin lekun lumë sepse këtu është një zonë me shumë interesa çfarë mund të presim ne”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit