-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laporta konfirmon qëndrimin e De Jong te Barcelona

Kryesoret

Mesfushori katalanas, Frenkie de Jong mund të qëndrojë i qetë te Barcelona pasi qëllimi duket se nuk ka qenë për ta shitur atë.

Kështu së paku ka treguar presidenti i klubit, Joan Laporta në një intervistë të fundit dhënë mediave në Spanjë.

Edhe pse emri i mesfushorit holandez ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga Camp Nou, Laporta ka konfirmuar qëndrimin e tij.

Në fakt edhe vet De Jong kishte dhënë një deklaratë pak para fillimit të Kupës së Botës ku u shpreh se ka pasur presion nga klubi për të pranuar largimin me Bayern Munich, Chelsea, Liverpool e Manchester United që tentuan transferimin e tij.

Megjithatë Laporta ka thënë se De Jong është pjesë e projektit të Barcelonës dhe nuk e mendojnë largimin e tij.

“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë për të shitur Frenkie De Jong. Ai është pjesë e projektit dhe unë dëshiroj që De Jong të shndërrohet në një yll për Camp Nou”, u shpreh Laporta.

25-vjeçari iu bashkua Barcelonë në verën e vitit 2019 nga Ajax për 86 milionë euro, derisa ka kontratë në Camp Nou deri në vitin 2026.

De Jong këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje me Barcelonën ku ka shënuar dy gola e ka bërë një asistim, derisa vlen të përmendet se është lojtari më i paguar në Camp Nou me pagë prej 18 milionë euro neto në sezon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit