-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha: Rama prishi traditën, do të kapë institucionin

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi shumicën socialiste me në krye Edi Ramën se rrëzoi kandidaturën e opozitës për Avokat Populli, Ledio Braho, pasi kërkon që të vendosë emrin e saj. Në këtë mënyrë, tha Berisha, Edi Rama po kërkon që të kapë edhe këtë institucion.

“Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë. Të gjithë kandidaturat që ishin në listë për t’u votuar, gjykoj se kjo ishte lista më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë, aty kishte përfaqësues të të përndjekurve politikë, si Besim Ndregjoni, i cili gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij dhe një kandidaturë e përkushtuar ditë dhe natë për të drejtat e njeriut ishte dhe veprimtari i shoqërisë civile, Altin Goxhaj. Ishin edhe juristë të njohur, të rinj, përfaqësues të gjeneratës së re si Dorian Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi.

Pra, ishin një numër i konsiderueshëm dhe të gjithë ata u hodhën poshtë vetëm pse Edi Rama nuk pranonte asnjërin prej tyre, përveç atij që donte vetë. Ajo që patë në këtë proces, ishte, do të thosha procesi më i turpshëm, me të cilin Edi Rama haptas kërkoi të pushtojë të vetmin institucion që ai nuk e kontrollon. Në traditë, të këtij vendi dhe vendeve të tjera, është respektuar parimi i Avokatit të Popullit të emëruar nga opozita” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit