-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pallatit i del pronari”! Banorët në mes të rrugës?

Kryesoret

Banorët e pallatit në rrugën Margarita Tutulani janë nxjerr jashtë banesave të tyre në prag të festave të fund vitit. Policia ka rrethuar zonën dhe thotë se ka një vendim gjykate për zbrazjen e godinës. Disa nga familjarët po nxjerrin orenditë e shtëpive.
Shumica e banorëve nuk kanë ku të strehohet, pasi një gjyq për pronën e pallatit, ku një tjetër person bën me dije se është pronar i tij.

“Ai ka një dokument ku këtu ka qenë një roje që ruante këtë banesë dhe italianët ia kanë falur këtij rojes dhe roja ia ka shitur Pali Salepit” tregon një banor.

Ne kemi në gjyq dhe e kemi fituar çështjen. Ky pallat nuk është për shembje nga tërmeti, ky e mban dhe një kat tjetër sipër. Unë kam që në vitin 1980 që jetoj këtu. Kam hyrë me autorizim shteti, kemi vijuar gjyqet në Shqipëri. Na thonë që do të shembet dhe do ta marrë pronari, pronarët nuk kanë ardhur kurrë. Pallati jonë është tjetërsuar, kemi qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, jemi bërë rruga Margarita Tutulani, pallati 15. Gjithë bota feston, ne jemi këtu me polici,” tha njëri nga banorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit