Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u pyet sot në lidhje me faktin që ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj mungoi në festën e PS-së në Elbasan pak ditë më parë, por edhe akuzat dhe provat që kanë dalë në media që e lidhin me aferën e inceneratorëve.
Benet Beci për Shkodrën? Gjiknuri: S’e di, mua më pëlqen si kandidat
“Në festë ftohen të gjithë, nuk janë për analizë, kush vjen… janë të gjithë të lirë të vijnë. Ose mund të ketë arsye personale. Mund të mungonin ose munguan edhe të tjerë.
Për çështjen ka një hetim, unë nuk kam pse të komentoj deklaratat që bëhen në media. Procesi i vërtetë ligjor me gjithë garancitë që jep, është në organet e drejtësisë. Është një organ që qeveria nuk e kontrollon” tha ai.
“PS dështoi me “Primaret në 2007”! Gjiknuri: Tre kriteret për kandidatin për bashkitë