-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qato shkoi me “këmbët” e saj në SPAK, mungon dëshmitari

Kryesoret

Sonila Qato, ish-drejtoresha e ARRSh-së, shkoi këtë të premte sërish në SPAK në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Në këtë seancë paraprake ishte planifikuar përballja em dëshmitarin.

Ky i fundit nuk u paraqit në seancë. Qato akuzohet për shpërdorim detyre dhe garën e padrejtë me tenderët.

Dosja në fjalë po ndiqet nga vetë shefi i SPAK, Altin Dumani, ku nën akuzë janë vënë edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin objekt hetimi.

Kallëzimi penal është bërë në SPAK në muajin shtator 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga gara.

Kjo situatë solli edhe dorëheqjen e Sonila Qatos nga funksioni i drejtimit të ARRSH-së.

Abuzim me tenderin Kardhiq-Delvinë? Qato sërish në SPAK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit