-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet shefi i shërbimit sekret

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Dekreti u firmos me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoj:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekretin që u paralajmërua sot nga Sali Berisha në konferencën me mediat.

Helidon Bendo e mori detyrën e drejtorit të SHISH-it në 5 Nëntor të 2018, por në vitin e fundit ai ka qenë me studime në SHBA.

Përse u lirua Bendo? Rama: Do ikë me studime në SHBA! Gati reforma në SHISH

Në gusht të këtij viti Edi Rama emëroi Oljan Kanushi nëndrejtor të SHISH-it, i cili mori kompetencat e drejtuesit në mungesë të Bendos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit