-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon arbitri i finales së Kupës së Botës pas kritikave ndaj tij nga francezët

Kryesoret

Arbitri polak, Szymon Marciniak i cili gjykoi ndeshjen finale të Kupës së Botës “Katar 2022” mes Argjentinës dhe Francës iu përgjigj kritikave të francezëve të cilët deklaruan hapur se ai kishte dëmtuar kombëtaren e tyre.

Lionel Messi shënoi golin e dytë në minutën e 108-të për të çuar rezultatin 3-2 në finalen e Lusail Stadium ku më pas Argjentina fitoi finalen 4-2 me penallti.

Por francezët menduan se goli i dytë i Messit duhej të ishte anuluar pasi imazhet tregonin se disa nga zëvendësuesit e Argjentinës ishin tashmë në fushë përpara se topi të kalonte vijën.

Pas kthimit të arbitrit në vendlindje ai ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka nxjerrë celularin dhe ka treguar disa foto interesante.

“Francezët nuk e përmendin këtë foto”, ka thënë gjyqtari polak, duke shpjeguar se gjatë goditjes së penalltisë nga e cila Mbappe shënoi golin e barazimit, në fushë ishin shtatë lojtarë francezë nga bankina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit