Dy të mitur kanë pranuar tretman mjekësor pasi janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalitetit serb.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se njësitet policore janë duke kryer hetime në lidhje me rastin.
“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raport.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një rast sulmi fizik ndaj një 14-vjeçari në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.