-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndoqën dhe rrahën drejtorin! Burg pa afat për dy të rinjtë në Lezhë: S’e qëlluam ne

Kryesoret

Dy ditë pas arrestimit sot kanë dalë para gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë dy personat që akuzohen se dhunuan drejtorin e OSHEE-së, Edmir Përndreca.

Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës dhe janë lënë në burg pa afat.

Të rinjtë nuk e kanë pranuar nuk e kanë pranuar akuzën, por prokuroria deklaroi se ka prova të forta.

Sipas organit të akuzës identifikimi u bë me metoda speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes.

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll.

43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur.

Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Levën kokës, i thyen këmbët! Hetimet, si u zbuluan dy të rinjtë që rrahën drejtorin në Lezhë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit