Një grua e moshuar, 77-vjeçe ndërroi jetë mbrëmë në Tiranë.
Policia thotë se e moshuara po lante xhamat dhe aksidentalisht ka rënë nga ballkoni. U dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë.
“Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.