-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet drejtori i OSHEE-së që e rrahën barbarisht: “Fajin” e ka detyra

Kryesoret

Sot gjykata vendosi arrest me burg për Leonard Pepën dhe Sebastiano Malotajn, të cilët dhunuan disa ditë më parë drejtorin e OSHEE Lezhë, Edmir Përndreca.

Sulmi dyshohet se erdhi për shkak të detyrës që Përdreca mban. Drejtori i OSHEE në Lezhë ka folur për mediat pas seancës. Ai u shpreh se dy të rinj ishte hera e parë që i shihte dhe pretendon se gjithçka erdhi për shkak të detyrës.

“Goditja është për shkak të detyrës se nuk kam pasur probleme të tjera dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër dhe duke pretenduar gjithmonë që me treguesit kemi arritur në nivelet maksimale.

Ndoqën dhe rrahën drejtorin! Burg pa afat për dy të rinjtë në Lezhë: S’e qëlluam ne

Normale që prishen interesa dhe ndodh edhe kjo, qoftë edhe lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato. Jemi rikthyer në punë pa u tërhequr në asnjë moment për të zbatuar ligjin dhe për të bërë detyrën sepse prandaj jemi këtu. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me 2 të akuzuarit, nuk i kam njohur.

Besimin e kam të plotë që do të flasë vetëm ligji përderisa ka marrë një rrugë tjetër dhe nuk besoj se do të marrë rrugë tjetër. Nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, është diçka ekstreme se nuk mund t’i dalësh një zyrtari kështu.

Ka zyrë e komunikim, por jo rrugëve. Këto veprime nuk do të më pengojnë në punë. Do vijoj si më parë dhe me ritme më të shpejta për ta çuar arritjen e treguesve dhe perspektivat e mia deri në nivelet maksimale për sa kohë të jem në këtë detyrë”, tha Përndreca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit