-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjysmë milion raste të reja me covid në ditë në një qytet në Kinë

Kryesoret

Një zyrtar komunal i shëndetësisë në Kinë u shpreh se  gjysmë milion njerëz infektohen me koronavirus çdo ditë vetëm në qytetin Qingdao.

Ai u shpreh se statistikat zyrtare nuk pasqyrojnë valën e paprecedentë të infeksioneve me të cilat po përballet vendi.

Në fillim të dhjetorit Kina i dha fund shumicës së masave të rrepta shëndetësore të politikës së saj “zero Covid”, të cilën e kishte zbatuar me zell që nga viti 2020.

Ata hoqën karantinat e kushtueshme dhe kufizimet e udhëtimit që patën ndikim të rëndësishëm në ekonominë kineze.

Që atëherë, rastet e Covid në Kinë kanë shpërthyer dhe shumica e popullsisë është lënë në duart e veta, në një kohë kur ilaçet kundër temperaturës dhe vetë-testet janë në mungesë për shkak të rritjes të kërkesës.

Në të gjithë vendin, qytetet po përpiqen të përballen me një rritje të infeksioneve  që ka zbrazur raftet e farmacive dhe mbushur repartet e spitaleve, ndërsa ka kontribuar në një grumbullim të dukshëm në krematoriume.

Autoritetet kanë ndryshuar metodologjinë e tyre për regjistrimin e infeksioneve.

Tani e tutje, vetëm personat, vdekja e të cilëve i atribuohet drejtpërdrejt dështimit të frymëmarrjes të lidhur me Covid-19, përfshihen në statistika. Kjo është një metodologji që synon të ulë numrin e vdekjeve që i atribuohen pandemisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit