-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kulisat e reformës brenda SHISH-it dhe roli i partnerëve, çfarë e tremb Ramën?

Kryesoret

Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen.

Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i Kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”. Më këtë postim, dje Edi Rama njoftoi largimin e drejtorit të SHISH-it dhe faktin që Bendo do të vijonte ta këshillonte kryeministrin nga larg për reformën që paralajmëroi në institucionet e sigurisë. Dhe pikërisht këtu qëndron çështja delikate.

Rama i pakënaqur me SHISH

Në muaj tetor të këtij viti, kryeministri foli hapur për pakënaqësinë që ka me Shërbimin Informativ Shtetëror. Arsyet ndoshta nuk janë vetëm ato që thuhen në media. Kryeministri foli për dy standarde të punës së SHISH-it, i shkëlqyer me të huajt dhe i dobët brenda.

SHISH qysh prej vitit 1997 dhe në vijim i është deleguar në një farë mënyre partnerëve. SHISH ka një performancë me 2 pamje, njëra është ajo pamje në bashkëpunim me partnerët ku sipas të gjykimeve të partnerëve shkëlqen.

Nga ana tjetër performance shumë e dobët për çështjet e brendshme të sigurisë. Asnjë rol kualitativ në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Është lënë në prehrin e partnerëve tanë strategjikë, të cilët nga ana tjetër nuk është se kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sugjerimeve sa i përket Shërbimit Informativ Shtetëror”, tha Rama.

Çfarë pritet që të ndodhë, kush është qëllimi?

Me largimin e Helidon Bendos kompetencat e drejtorit i ka marrë 100% numri dy, Oljan Kanushi, ish-këshilltar i kryeministrit. Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndryshojë?

“5pyetjet.al” iu drejtua dy ish-zyrtarëve të SHISH-it, njëri prej të cilëve ka mbajtur postin e drejtorit disa vite më parë dhe e njeh shumë mirë strukturën nga brenda.

Për të shmangur politizimin dhe drejtimin e shënjestrës tek emrat dhe jo te problemi real, ish-zyrtarët pranuan që të flisnin në kushte anonimati duke treguar përse është i trembur Edi Rama që ka nisur reformën.

Akuzat e kreut të qeverisë, ish-drejtori i cilëson alibi të kota për të justifikuar qëllimin e vërtetë që fshihet pas lëvizjes, politizimi.

Kryeministri miraton strukturën dhe prioritetet e SHISH-it cdo vit. Nëse ka shkuar keq, fajin e ka vetë kreu i qeverisë. Ai është përgjegjësi kryesor. Ai di gjithçka.

Është thjesht politizim. Marrje e plotë e kontrollit. Ai mund të vendosë prioritetet, por se kush ndiqet e ka në dorë drejtori i shërbimit. Duke vendosur një njeri të vetin. Ai ka marrë kontrollin” tha ai.

“Thembra e Akilit”, sipas tij qëndron tek të huajt, që kanë depërtuar thellë brenda shërbimit sekret.

Nuk ka si të ketë dopio standard, shkëlqyer me të huajt dhe dobët brenda. Problemi është se çfarë kërkon ti? Politizimin apo interesat e tuaja.

Pastaj, për çfarë duhet reformë? SHISH punon shumë mirë me të huajt, me zbulimin, etj. Ku ngel te krimi i organizuar? Kjo është përgjegjësi e policisë, prokurorisë. Shërbimi thjesht informon.

Kryeministri duhet të dijë a e ka informuar. Informacionet i kanë shkuar çdo ditë. Ai është në dijeni të gjithçkaje.

Nuk ka ndodhur asnjë fenomen i ri që të kërkojë ndryshim. E thjeshtë, ai e do nën kontroll. Sepse deri tani SPAK-un dhe SHISH i ka pasur jashtë kontrollit të plotë”.

Qëllimi final? “A tha Rama që shërbimi ka marrëdhënie shumë të mira me të huajt, partnerët? Partnerët a janë të shtrirë në këtë strukturë?

A marrin të njëjtin informacion, ndoshta direkt nga burimi, shërbimi. Këtij nuk i pëlqen që partnerët marrin ato informacione.

Mbetet të shihet a do të ndërpritet aksesi i partnerëve? Kjo është e gjitha e thjeshta. Ata (partnerët) janë më afër me shërbimin sesa kryeministri. Tani do ta vendosin këta, që ata të mos marrin informacionin.

Për shembull po marr vetëm tre çështje; të detit me Greqinë, a ka mbajtur SHISH të njëjtin e qëndrim me kryeministrin? Është çështje kombëtare. A e ka informuar kryeministrin?

A i ka dhënë të njëjtin informacion partnerëve, si edhe kryeministrit, shërbimi, apo ka bërë lojën e vet? Po për Ballkanin e Hapur, debatin për ndarjen e territoreve? Ka çështje shumë të mëdha” tha ish-drejtuesi te “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit