11 persona kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Ndër të arrestuarit është edhe kreu i bandës i cili në momentet e arrestimit kreu i bandës ka hapur zjarr ndaj efektivëve, por pa mundur dot t’u shpëtojë prangave.
Të organizuar shumë mirë, trafikantët merrnin me qira shtëpi ose apartamente me qira në zona larg qendrave urbane të qyteteve të provincës së Girona dhe i kishin rregulluar këto akomodime për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura.
Drejtuesit kryesorë të organizatës bënin udhëtime të rregullta drejt Shqipërisë për të transferuar paratë që fitonin nga shitja dhe shpërndarja e drogës. Ata gjithashtu rekrutuan “kopshtarët” e tyre në vend. Këta persona nuk kanë qëndruar kurrë më shumë se tre muaj në Spanjë, saktësojnë hetuesit.