-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O Genti, o Genti! Iku bam, bam…”! Nëna lot dhe dhimbje: Fjalët e fundit të djalit, vdiq nga dhëmballa

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në Kolonjë ndodhi një ngjarje e rëndë. Një i ri vetëm 32 vjeç humbi jetën për shkaqe ende të paqarta në fshatin Kagjinasi të Kolonjës. Genti Isai kishte 3 ditë me dhimbje dhëmballe.

Dje shkoi tek një dentist në Ersekë dhe mori mjekim. Ai u kthye në shtëpi, por disa orë me vonë e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Familja tentoi ta çonte të riun në spital, por 32-vjeçari ndërroi jetë.

Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaçi pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.

Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali.

Reagojnë prindërit e 32-vjeçarit i cili ndërroi jetë nga dhimbja e dhëmballës

Unë e thërrisja, “o Genti, o Genti”, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull. Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën. 

Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.

Babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes ndërsa thekson se i biri nuk kishte sëmundje tjetër. “Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte enjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.

Kushëriri i 32-vjeçarit deklaroi se Genti nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Ai dyshon se kushëriri mund të ketë pësuar reaksion nga antibiotikët. “Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë tek një dentist dhe mori mjekime.

Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Dyshojmë që mund t’i kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës. Ai ndoshta ishte për shtrim. I kishte marrë qafa infeksion, t’i pish ato dhe të ikësh, “bam, bam” nga dhëmballa… ’, u shpreh kushëriri i 32-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit