-sidi education-spot_img
33.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në Kolonjë/ Stalla përfshihet nga flakët

Kryesoret

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në zonën e Pelivorit, afër fshatit Gostivisht, në bashkinë Kolonjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por duke u shmangur fatmirësisht pasojat në njerëz.

Zjarri ka përfshirë një stallë bagëtish, ku janë djegur 40 kuintalë misër dhe elb, si dhe 150 dëngje jonxhë.

Sipas hetimeve të para, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë pakujdesia e pronarit gjatë qëndrimit në ambientet e tij.

Pas njoftimit për ngjarjen, Shërbimi Zjarrfikës i Kolonjës arriti në vendngjarje me dy mjete zjarrfikëse dhe ndërhyri menjëherë për të kontrolluar flakët.

Për fat të mirë, flakët u shuan pa shkaktuar dëme më të mëdha, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt një zone pyjore me lisa që ndodhej pranë stallës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit