Disa detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e dy shqiptarëve Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj në Athinë.
Policia greke ka zbuluar se ekzekutori ka vrarë dhe 34-vjeçarin Aris Papa brenda një lokali në Athinë.
Vrasja e dy shqiptarëve Armando Organajës dhe Kreshnik Çerçizajt lidhet me ekzekutimin e Edmond Papës në Tiranë. Sipas hetimeve, dyshohet se ekzekutimet kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të trafikut të drogës mes grupeve rivale.
Ende nuk është bërë e ditur nëse Arsi Papa ka lidhje me Edmdond Papën, por të dy ishin të përfshirë në trafikun e drogës dhe ekzekutimet janë të kryera njësoj, breshëri plumbash brenda në lokal.
Kush e hëngri në besë? Tre personat e fundit që takoi biznesmeni para se ta vrisnin
Nga grupi hetimor mësohet se për shkak të lidhjeve të viktimës me botën e krimit ka kërkuar informacion në shtetin grek për kontaktet e tij atje dhe për të qartësuar nëse ngjarja e ndodhur në Tiranë ka lidhje me ekzekutimin me lëndë plasëse të Aleksandër Sadikajt i njohur si “Sanço” disa muaj më parë dhe vrasjen e dyfishtë në Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja. Papa u qëllua më disa plumba pak minuta pasi ishte ulur në një lokal pranë banesës së vëllait të tij, teksa dyshohet se ai ndoq për disa javë nga atentatorët.