-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj uron Krishtlindjen: Të mbizotërojë dashuria për njëri-tjetrin

Kryesoret

Presidenti i Republikës  Bajram Begaj vizitoi sot Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, me rastin e festës së Krishtlindjes.

Presidenti Begaj përcolli urimet më të mira për të gjithë besimtarët për këtë ditë të rëndësishme.

“Kjo ditë na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri. Kjo festë, na rikujton se thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë”, tha Presidenti.

Presidenti Begaj përfitoi nga rasti për të uruar Kryepeshkopin Janullatos që një muaj më parë celebroi 50 vjet si kryepeshkop, duke e falënderuar për kontributin që Fortlumturia e Tij dhe Kisha Ortodokse kanë dhënë për Shqipërinë.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj uroi dhe njëherë Kryepeshkopin Janullatos dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festa sa më të gëzuara.

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit