E gjithë familja e Pele ndodhet në spitalin “Albert Ajnshtajn” të San Paolos ku ish-sulmuesi është shtruar që prej datës 29 nëntor.
Gjendja e Pele gjatë orëve të fundit është përkeqësuar dhe mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë por tashmë shpresat janë të pakta.
Pak orë pas një fotoje që vajza e tij publikoi në prag të Krishtlindje, edhe djali Edinho ka publikuar një foto me një mesazh të qartë ku shkruan: “Babi, forca ime është jotja”.
Në foton e hedhur në rrjetet sociale, ai i shtrëngon dorën 82-vjeçarit, sëmundja e të cilit është në fazë shumë të avancuar dhe shpresa e vetme mbetet te Zoti.