-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Horror në Turqi, babai ther vajzat e mitura për “çështje nderi”

Kryesoret

Një krim i rëndë ka tronditur Turqinë ditën e djeshme një 54-vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të  mitura.

Sipas informacioneve të Hurriyet, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi mes tyre shpërtheu një sherr.

54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në Polici dhe u dorëzua.

Kur ekipet e policisë mbërritën në banesën e familjes gjetën  trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.

Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se  “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë humba veten”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit