-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kejvina pjesë e Big Brother VIP Albania, reagon Arta Nitaj: Ta kanë frikën

Kryesoret

Modelja e famshme shqiptare Kejvina Kthella është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2 megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.

Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhe” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.

E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj përveç që i ka uruar suksese u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

“Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.

Kujtojmë që ndër banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Te Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit