Rruga e Kombit kalohet me vështirësi këtë të diel për shkak të mjegullës që ka mbuluar qytetin e Kukësit.
Që prej mbrëmjes së kaluar dendësia e mjegullës ka ardhur në rritje duke kushtëzuar edhe drejtuesit e mjeteve për kufizim shpejtësie gjate udhëtimit ne kushtet e pamjes se kufizuar.
Përveç kufizimit të pamjes, mjegulla ka krijuar edhe lagështi në rrugë çka e shton më tepër problematikën.
Policia rrugore ka këshilluar edhe drejtuesit e mjeteve për të treguar kujdes të shtuar.