Rruga e Arbrit vijon të jetë e pasigurt për të gjithë ata që e përdorin këtë aks për të lëvizur drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.
Prej dy ditësh në afërsi të Shkallës së Tujanit ka rënie dherash e gurësh, duke rrezikuar mjetet që lëvizin në rrugë.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga është e pasigurte pasi jo vetëm ka shembje, por as sinjalistikë informuese apo paralajmëruese për rreziqet.
Rruga e Arbrit u inagura vitin që kaloi nag kryeministri Edi Rama ende e papërfunduar. Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit.