Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion.
Këtë e ka konfirmuar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Sipas tij, dorëheqjen kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta edhe kushteve të tjera.
“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës sepse jo vetëm tani po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare dhe ta them kështu që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1 200 dorëheqje vullnetare”.
“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, shpjegoi kryetari i SPK.
Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65 vjeçare do të marrin pension të pleqërisë.