-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të dalë Rusia nga Këshilli i Sigurisë?

Kryesoret

Ukraina pritet ta kërkojë të hënën përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), dhjetë muaj që nga nisja e ofensivës ruse në Ukrainë, ndërkohë që lideri i Rusisë, Vladimir Putin, po e akuzon perëndimin se po tenton ta “shkatërrojë” vendin e tij.

Të dielën, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, tha se Kievi zyrtar do të kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – ku e ka një ulëse bashkë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën.

“Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne e kemi një pyetje shumë të thjeshtë: A ka Rusia të drejtë të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe thjesht të jetë në Kombet e Bashkuara?”, tha Kuleba.

“Ne e kemi një përgjigje bindëse dhe të arsyeshme – jo, nuk ka [të drejtë]”.

Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit, me 15 ulëse, kanë të drejtën e vetos që mund ta përdorin për ta bllokuar çfarëdo rezolute.
Putini e ka përdorur konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke e kundërshtuar kështu sovranitetin e Kievit dhe duke e arsyetuar ofensivën në Ukrainë.

“Përçarje dhe mposhtje, këtë kanë kërkuar gjithmonë ta arrijnë dhe vazhdojnë ta synojnë”, tha Putin në një intervistë televizive./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit