Policia njoftoi bilancin e operacionit që zhvilloi sot në Fushë Kuqe në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij.
Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e biznesmenit të basteve dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj, babai i Brilantit që u vra në verë.
Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i gjetën armët të fshehura në koshere bletësh, por nuk thotë nëse dy xhaxhallarët e tij janë arrestuar.
Armët e sekuestruara;
2 armë zjarri automatike
1 silenciator
7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
85 predha eksplozive
1 thikë bajonetë
9 uniforma policie
7 jelekë multifunksionalë
11 kapele policie
2 radio policie
fenelina policie
maskë gome për fytyrën
dokumente të ndryshme
Policia: 7 mijë fishekë e 85 predha brenda në kosheret e bletëve të Ervis Martinajt