-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës janë të papranueshëm

Kryesoret

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se të hënën, 26 dhjetor, është njoftuar për “një tjetër sulm të rëndë” ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës.

Sipas AGK-së, për këtë sulm është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Megjithatë, Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast.

Shqetësim lidhur me sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu – deri më tani janë raportuar për gjashtë incidente të tilla – ka shprehur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit