Në pjesën e dytë të emisionit ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në ‘Report Tv’ ishte situata ekonomike në vendin tonë, ndërsa pyetja që u shtrua ishte nëse qeveria po e menaxhonte siç duhet krizën, duke u referuar kryesisht tek kriza e shkaktuar nga Koronavirusi.
Eksperti i ekonomisë dhe profesori i njohur, Adrian Civici, u shpreh se sektori që u godit më shumë ishte ai i prodhimeve dhe i shërbimeve, duke e cilësuar krizën që kaploi botën nga koronavirusi, si një nga më të mëdhatë që ka njohur bota.
‘Më i godituri ka qenë sektori i prodhimeve dhe shërbimeve. Gjithë ekonomia dhe financat botërore gati u bllokuan nga kriza e koronavirusit. Kjo ishte një krizë nga më të mëdhatë financiare që ka njohur ndonjëherë bota.’, u shpreh Civici.