EA Sports publikoi rezultatet e Kupës së Botës muajin e kaluar dhe parashikoi se fituesja e Kupës së Botës që u mbajt në Katar do të ishte Argjentina.
Tani që ylli argjentinas, Lionel Messi sapo ka ngritur trofeun duke e bërë vendin e tij kampion bote në një finale emocionuese kundër Francës, duket se EA Sports e kishte parashikuar sërish drejtë.
Duke e bërë kompaninë e vetme që për të katërtën herë radhazi e parashikon saktë fituesin.
EA Sports ekzekutoi simulimin duke përdorur mbishkrimin e saj “FIFA 23”, duke parashikuar të gjitha 64 ndeshjet.