Dashi: Mos kini frikë të zbuloni ndjenjat tuaja të vërteta, veçanërisht këtë të hënë të fundit të dhjetorit. Puna mund të presë edhe disa ditë.
Demi: Dukeni ende shumë të lodhur, ndoshta nuk i keni rikuperuar plotësisht energjitë tuaja. Receta që ju përshkruaj është pak pushim dhe qetësi shpirtërore.
Binjakët: Kjo e hënë 26 është një ditë e veçantë, sepse ndiheni në harmoni të plotë me veten dhe me të gjithë njerëzit rreth jush.
Gaforrja: Diçka po ju shqetëson dhe ju ka ulur pritshmëritë, por mos u dëshpëroni, është vetëm një ndjesi kalimtare që do të fashitet.
Luani: Orët e kësaj të hëne 26 janë fazë mendimesh të dyta, jeni të trazuar dhe pavarësisht pushimeve, ka ende diçka për të zgjidhur përpara se të fillojë viti i ri.
Virgjëresha: Kushtojini vëmendje qejfeve të mëdha, ndonjëherë ato janë të mira për ju, por në disa raste të tjera, jo realiste: përfitoni nga këto ditë për t’u angazhuar sidomos me marrëdhëniet tuaja të neglizhuara, apo të lëna pas dore.
Peshorja: Keni ndjesinë se gjithçka po shkon mirë dhe në fakt po. Sepse edhe puna do të kthehet së shpejti me angazhimet e saj.
Akrepi: Nuk mund të rrini duarkryq, por përpiquni të bëni një përpjekje për ata që ju duan dhe kur më mirë se në këto ditë festive.
Shigjetari: Dashuria është e fortë, sidomos në këtë periudhë. Nëse nuk e shihni, ju sugjeroj të shikoni mirë përreth.
Bricjapi: Në mëngjesin e kësaj të hëne do të ndjeheni paksa të lodhur, por mos u shqetësoni, pasdite do të ketë një rikuperim emocional.
Ujori: Ka një dëshirë të madhe për të lëvizur me vrull dhe mezi prisni ta arrini, por kini kujdes të mos e teproni këto ditë.
Peshqit: Melankolia u përket poetëve, dhe ju jeni pjesërisht melankolikë nga karakteri: megjithatë, këtë të hënë, më mirë përkushtojuni familjarëve tuaj.