Në shtëpinë e Ervis Martinajt nuk futet dot askush përveç forcave speciale. Mëngjesin e sotëm RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion duke kontrolluar vilën e familjes Martinaj në Fushë Kuqe. Ende nuk dihet se çfarë u gjet brenda. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Por ajo që tërheq vëmendjen e parë nga pamjet është rrethimi i vilës me një mur të lartë, mbi të vendosur tela me gjemba dhe kamera të shumta sigurie në të gjithë zonën dhe rrugën nga momenti që drejtohesh për në shtëpinë e biznesmenit. Martinaj nuk i ruhej vetëm policisë por edhe rivalëve.
“Hapni derën”! RENEA rrethon shtëpinë e Vis Martinajt, ku është fshehur mbreti?
Biznesmeni, i cilësuar si mbreti i basteve është zhdukur prej muajit gusht dhe policia nuk ka një version nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim. Kontrollet kanë qenë të shumta në disa qytete por pa rezultat. Kryeministri Edi Rama i vendosi ultimatum kreut të ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku që të kishte sa më shpejt një përgjigje, por kaluan 100 ditë dhe ka vetëm heshtje.