-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PAMJET ME DRON! “Kështjella” që Vis Martinaj e ktheu në bazë lufte (FOTO)

Kryesoret

Biznesmeni i shumëkërkuar Ervis Martinaj e kishte kthyer shtëpinë në bazë lufte. Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacionit që zhvilloi në orët e para të ditës së sotme në Fushë Kuqe. Mijëra fishekë, armë, mjete policie dhe shumë se të tjera të paligjshme janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për operacionet “Plumbi i artë” ku biznesmeni është i akuzuar dhe “Rrëmbim personi” ku po vijojnë kontrollet për zhdukjen e tij. Kontrolli u realizua në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij.

Policia e thotë zyrtarisht: Ja çfarë gjetëm brenda shtëpisë së Vis Martinajt në Fushë Kuqe

“Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe. Kontrollet, në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”. Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit