Greva e urisë e invalidëve ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të hëne pasi është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.
Nuk dihet ende si kanë rënë dakord pasi invalidët kërkonin që t’i kthenin pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare.
Ndërkohë kanë njoftuar se nesër në orën 09:10 do të flasin për mediat lidhur me marrëveshjen.
Greva e invalidëve të Elbasanit vjen pasi KEMP epror iu hoqi paketën higjieno-sanitare 10 mijë lekë. Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj, por me heqjen e paketës higjieno-sanitare tashmë ata marrin 24 mijë lek në muaj.
Ndarja e pagesës bëhet 12 mijë lekë në muaj për paaftësinë për të punuar, 10 mijë lekë shkojnë për shoqëruesin dhe 2 mijë lekë për pagesën e dritave.