-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia afër të vërtetës për Vis Martinajn, dëshmitari “kyç” detyron prokurorinë të shtyjë hetimet

Kryesoret

Edhe pse FNSH ka intensifikuar kontrollet në të gjitha zonat ku dyshohet se fshihet Ervis Martinaj, i fundit person që e ka shoqëruar vazhdon të hesht.
Jeton Lami, ish-oficeri i Forcave Operacionale, i cili është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn ende po ngurron të dëshmojë.

Ai konsiderohet si personi kyç në zbardhjen e të gjithë ngjarjes dhe për të ditur më tej për fatin e mbreti të lojërave të fatit, por fakti që nuk ai nuk pranon të flasë prokuoria është detyruar të shtyjë hetimet me 3 muaj të tjera.
Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar ngjarjen, apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit