Pas pak ditësh në datë 1 Janar do të rritet çmimi i duhanit. Çmimi për 1 mijë fije cigare do të rritet në 7 mijë lekë nga 6 mijë e 750 lekë që aktualisht është.
Kjo do të thotë se me nisjen e Vitit të Ri, shqiptarët do të paguajnë mesatarisht 5 lekë më tepër për çdo paketë. Vendimi është marrë referuar kalendarit 5-vjeçar për akcizat dhe paketën fiskale 2023.
Qeveria synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të cigareve të ulë konsumin duke mbrojtur shëndetin. Shtrenjtimi i duhanit në janar ka bërë që importuesit e mëdhenj të rrisin importet.