-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione në kombëtaren franceze, ja cilët janë lojtarët që kishin probleme Benzema

Kryesoret

Detaje të reja në lidhje me largimin e ashpër të Karim Benzemas nga ekipi i Francës.

Thuhet se ai ka shkaktuar tension me bashkë lojtarin e tij, Antoine Griezmann.

Nga ana tjetër thuhet se lojtarë të tjerë kishin frikë se ai do të kishte një ndikim të keq në Katar.

Ylli i Real Madridit u rikthye në shtëpi në prag të turneut pas një lëndimi, por kishte disa spekulime se ai mund të ishte kthyer për në finale.

Spekulim ky i cili erdhi pas  rikthimit të tij në fushë në një miqësore për Real Madridin.

Sipas raportimeve Benzema refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në Katar pasi u grind me trajnerin, Didier Deschamps.

Pas përfundimit të turneut për mes një postimi në rrjetet sociale ai konfirmoi largimin dhe mbylljen e karrierës së tij me kombëtaren.

Nga një artikull të publikuar nga gazetën spanjolle AS raportohet se Griezmann ndjeu se prezenca e sulmuesit madrilen në dhomat e zhveshjes kishte filluar të shkaktonte përçarje.

Raportimi vazhdon duke pretenduar se Griezmann ishte i shqetësuar se sa pak ai shfaqej në mediat sociale në krahasim me Benzeman, gjë që gati shkaktoi një takim ekzekutiv  me Federatën Franceze të Futbollit për të adresuar këto shqetësime.

Vëmendje të madhe ka marrë edhe veprimi tjetër i madrilenit i cili u bëri unfollow pothuajse të gjithë lojtarëve të Francës në Instagram.

Lojtarët e tjerë me të cilët mendohet se ai nuk shkon aspak mirë është Olivier Giroud dhe kapiteni i Les Bleus, Hugo Lloris.

Paul Pogba, i cili nuk u thirr në skuadrën e Francës në Botëror për shkak të lëndimit, besohet gjithashtu se ka dyshime për rolin e Benzemas në ekip.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit