-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau të dashurën me nënën në Tiranë! Ish-agjenti i SHIK-ut bën lëvizjen e re për të dalë nga burgu

Kryesoret

Ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë.

Këtë radhë, ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

Objekti i kërkesës është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut.

Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.

Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.

Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në kryeqytet.

Ai u arrestua në SHBA e u ekstradua në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që iu refuzua në të tre shkallët e gjykimit, vendim që nuk u cenua as nga Gjykata Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit