Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar këtë të martë pas mbledhjes së këshillit të MInistrave për vendimet që janë marrë për prodhimet bujqësore në ven. Ajo është shprehur se kanë bërë gati një projekt ligji për bletarin dhe për mjaltin.
“Kemi hartuar një projektvendim shumë të rëndësishme për bletarin që do të të rregulloj paketimin dhe transportin e mjaltit, por jo vetëm dhe prodhimeve të tjera.
Pasi kemi pasur një dyfishim të prodhimit,” është shprehur Krifca, e cila ka komentuar dhe në lidhje me vajin e ullirit, i cili këtë vit nuk ka treg shitjeje.
“Ne kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit, 80% shkon për vajin dhe vetëm 20% shitet si ulli. Kemi pasur një mbi prodhim dhe një mbi mbjellje të ulliri pa planifikim të qartë dhe kjo ka sjellë situatën q ë kemi sot. Jemi duke punuar dhe po mbajmë kontakte me ministrin italian e francez për ta fuqizuar më tej më këtë sektor. Është punë në proces, e para kemi mbështetur me naftë sektorin e ulliri,” shtoi ajo.