-sidi education-spot_img
12.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon lirinë, Apeli vendos nesër

Kryesoret

Sot u caktua data për shqyrtimin e kërkesës së Gert Shehut në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon të lirohet nga qelia.

Seanca do të zhvillohet të mërkurën, 28 Dhjetor në orën 12:30. Avokati i Shehut ka kërkuar ndryshim mase nga arrest në burg, në arrest shtëpie, ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

Nga mbrojtja konsiderohet rrethanë lehtësuese edhe fakti që vetë kreu i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se e ka falur.

Gert Shehu ndodhet në arrest për akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje, për ngjarjen e ndodhur më 6 Dhjetor ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar që Shehu të qëndrojë në burg pa afat, me qëllim daljen e akt ekspertimit psikologjik, që do konfirmojë nëse 31-vjeçari ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit