-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse dështoi Seuli në rrëzimin e dronëve të Koresë së Veriut?

Kryesoret

Presidenti i Koresë së Jugut bëri thirrje të martën për garantimin e një mbrojtjeje më të fortë ajrore të vendit, si dhe dronë të teknologjisë së lartë të pakapshëm nga radarët. Komentet e tij vijnë ndërsa ushtria kërkoi falje që dështoi të rrëzonte disa dronë të Koresë së Veriut, që kaluan kufirin për herë të parë në pesë vjet.

Ky zhvillim ngriti pikëpyetje serioze në lidhje me kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Seulit, në një kohë kur tensionet mbeten të larta për shkak të provave me raketave që Pheniani ka mbajtur këtë vit.

Të martën, ushtria nisi sërish avionë luftarakë dhe helikopterë pasi zbuloi objekte fluturuese në një zonë pranë kufirit. Një zyrë lokale dërgoi mesazhe urgjente duke njoftuar banorët për një grup të ri dronësh të Koresë së Veriut. Por ushtria më vonë tha se bëhej fjalë për një tufë zogjsh.

“Kemi në plan të krijojmë një njësi me dronë ushtarak që do të vëzhgojnë objektet kryesore ushtarake në Korenë e Veriut. Ne do të përparojmë me ngritjen e kësaj njësie dhe sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të incidentit të djeshëm”, tha Presidenti Yoon Suk Yeol gjatë një takimi të rregullt me kabinetin e tij. “Gjithashtu do të paraqesim dronët e teknologjisë së fundit dhe do të forcojmë aftësinë tonë të vëzhgimit”.

Ai tha se ushtria e Koresë së Jugut ka nevojë për gatishmëri dhe stërvitje më intensive për t’u përballuar me kërcënimet e paraqitura nga dronët e Koresë së Veriut.

Në një deklaratë televizive ushtria tha se ndjen keqardhje për shkak të dështimit për të rrëzuar dronët e Koresë së Veriut, çka kishte shkaktuar shqetësime të mëdha publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit