Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfiry, në Patriarkanën në Beograd.
Takimi mes presidentit dhe patriarkut, i cili ka nisur në orën 12:00, po mbahet një ditë pasi kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfiri, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Patriarku deklaroi pas ndalimit se “u nisa për në selinë e parë dhe më të rëndësishme të kishës për të qenë me njerëzit në prag të Krishtlindjeve, por sdera e shtëpisë ishte e mbyllur”.
Ndërkohë që ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi një stërvitje ushtarake me helikopterë.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë stërvitje sot dhe nesër.
Tensionet në veri të Kosovës janë shtuar me vendosjen e dy barrikadave të reja në Mitrovicë.
Barrikadat e reja, Gjykata penale zhvendoset në jug të Mitrovicës