Gazetari Eni Ferhati deklaroi sot se armët dhe municionet që janë gjetur në shtëpinë e Ervis Martinajt duhet të jenë futur aty që përpara kohës që të shpallej i zhdukur.
Ai shtoi se armët u gjetën të fshehura në kosheret e bletëve dhe ishin vendosur aty me shpresën se policia nuk do të mund t’i shkonte ndërmend të kontrollonte kurrë.
“Ato armë ajo sasi municioni nuk mendoj të jetë futur aty pasi të jetë deklaruar i zhdukur Ervis Martinaj, apo i shpallur në kërkim, kanë qenë aty. Ishin të fshehura në kosheret e bletëve.
Ndryshoi fytyrën? Eksperti te “5pyetjet.al”: 300 € kushton maska që iu gjet Martinajt
Kanë menduar personat që i kanë fshehur aty se policia nuk do të kontrolloj deri në kosheret e bletëve, pasi bletët janë të shenjta.
Më herët banesave e Ervis Martinaj ka qenë objekt i kontrolleve të policisë, kujtojmë pas operacionit plumbi i artë që e ka pasur detyrim ligjor për ta kontrolluar”, tha ai.
Ferhati shtoi se qëllimi i kontrolleve nuk ishte gjetja e armëve por gjeta e provave të tjera shkencore që mund të lidhen mbi hetimin për zhdukjen e Vis Martinaj. “Nuk ka patur qëllim që të gjenden këto armë, ka patur qëllim tjetër”, tha Ferhati.