Edhe sonte pika kufitare në Merdar në veri të Kosovës vazhdon të mos jetë e qarkullueshme për shkak të vendosjes së barrikadave afër kësaj pike kufitare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se ende është i bllokuar qarkullimi në pikën kufitare në Merdar.
Sipas Kelanit nuk ka asnjë lëvizje në këtë pikë kufitare.
Ndryshe nga mbrëmë grupe të serbëve kanë bllokuar rrugën me mjete të ndryshme.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.
Kjo pasi siç bënë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.
Bllokimi i pikës kufitare në Merdar, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardh.
Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore.
Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë./ Express