-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro merr tjetër goditje të fortë, ekspertët: Shkak, hyrja e parasë informale në vend!

Kryesoret

Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë në kursin e këmbimit me lekun këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë.

Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Ekepertet thonë se këtë javë ka pasur rritje të ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festave, që lidhet me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe me futjen e parave informale prej tyre.

Agjentët e tregut thonë se gjatë vitit 2022 ka pasur një ofertë të lartë valutore, çka është shoqëruar me tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut.

Oferta e lartë është ndikuar nga rritja e turizmit, eksportet e shërbimeve dhe remitancave, por megjithatë në tërësi deficiti i llogarisë korrente të vendit deri në fund të 9-mujorit ishte në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit